Kërko

Le 15 avril 2019, la flèche de la cathédrale Notre-Dame de Paris s'effondrait.   (AFP or licensors) Le 15 avril 2019, la flèche de la cathédrale Notre-Dame de Paris s'effondrait. (AFP or licensors)

Në Paris vijojnë të përsosen vetratat e ardhshme të Notre-Dame

Ndërsa Katedralja Notre-Dame do të rihapet më 8 dhjetor, gjashtë nga shtatë kapelat anësore në anën jugore do të kenë, brenda vitit 2026, dritaret e tyre origjinale me xham bashkëkohor. Ka nisur gara për projektimin e tyre sipas disa kritereve, që duhen plotësuar.

R.SH. / Vatikan

Lajmi i përhapur në dhjetor 2023 shkaktoi shumë diskutime. Presidenti francez, Emmanuel Macron, e miratoi zëvendësimin e vetratave të padëmtuara nga zjarri, me vetrata bashkëkohore, si kujtim për kohët që do të vijnë e, sidomos, për të lënë mbi ato mure të prekura nga zjarri, “shenjën e shekullit  të 21-të”. Realizohet, kështu, edhe dëshira e shprehur nga Imzot Laurent Ulrich, kryeipeshkëv i Parisit, “për gjurmët e kësaj ngjarjeje në ndërtesën e reastauruar”. Mendimin e tij e pason një peticion i historianit të artit Didier Rykner, që mblodhi rreth 140.000 firma. Më 9 mars 2024, Ministri i Kulturës, Rachida Dati, emëroi një komitet artistik, kryesuar nga Bernard Blisène, ish-drejtor i Muzeut Kombëtar të Artit Modern të Centre Pompidou, për të studiuar propozimet e artisëve.

Një seri vetratash figurative

Këshillimi, i nisur më 10 prill, do të përfundojë në fund të majit 2024 ndërsa vetratat nuk do të vendosen para vitit 2026, por parashikohet që të paraqitet një prototip për rihapjen e Notre Dame de Paris më 8 dhjetor. Çdo projekt mund të realizohet nga një artist e një mjeshtër xhamash, duke iu përgjigjur kritereve tejet të sakta. Vetratat e reja duhet të prodhojnë dritë neutre, të së njëjtës natyrë, ngjyrë dhe intensitet, si ato që prodhojnë vetratat aktuale.

Notre-Dame de Paris Cathedral
Notre-Dame de Paris Cathedral

Vetratat janë simbole të Shpirtit Shenjt

Programi ikonografik, dokument i hartuar nga dioqeza e Parisit, do të jetë nën shenjën e Shpirtit Shenjt.  

Nën këtë shenjë është edhe poezia e famshme, kushtuar këtij vendi  të jashtëzakonshëm, nga filozofi, poeti dhe shkrimtari italian, Lanza del Vasto (1901- 1981). Ai banonte në një papafingo pariziane, me barkun bosh. Nuk kishte bukë, po ngopej me dritë. E drita e frymëzoi të shkruajë, duke soditur vetratat e Notre Dame, poezinë e titulluar: “Nous remonterons blancs comme un prêtre à l’autel” – “Do të kthehemi të bardhë, si prifti në altar”. Të ndjekim disa vargje, që të rrënqethin e të bëjnë të fluturosh me krahë kerubinësh:

...   ...   ...   ...   ...   ...

Do të shohim qenien

dhe pamjen që digjen!

Le të digjet përqafimi

n’ këtë trëndafil 1 ngjyrë ar,

kur të vdekur e të veshur

me trupat tanë të pavdekshëm

do të kthehemi të bardhë

si prifti në altar....

1. trëndafil -  rozoni

Célébrations du Vendredi Saint devant la cathédrale Notre-Dame de Paris en travaux.
Célébrations du Vendredi Saint devant la cathédrale Notre-Dame de Paris en travaux.
16 prill 2024, 10:44