Koncili i parë Ekumenik në Nike, në vitin 325, parë në ditët tona
R.SH. - Vatikan
Në vitin 325 pas Krishtit u mbajt në Niké takimi i parë ekumenik në historinë e krishterimit, prej nga buroi besojma e përbashkët e cila, që prej 1700 vjetësh përfaqëson për të krishterët një element ku mund të identifikohen e edhe të bashkohen.
Koncili Nikesë, 1700 vjet pas ngjarjes së madhe, të përbashkët, të fesë.
Në vitin 2025, i gjithë krishterimi do të kremtojë 1700-vjetorin e Koncilit të parë Ekumenik në historinë e Kishës, organizuar në vitin 325, në Niké.
“Besojmë”: veta e parë shumës, ajo ‘ne’ kishtare, është subjekti i fesë. Të përkujtosh Koncilin e Nikesë, do të thotë para së gjithash të nisesh pikë së pari nga vetvetja, nga lejimi i vetvetes, i ndjekur nga Dekarti e këtej, i zhvendosur në shoqëritë e marrëdhënieve dhe të njerëzve, që i japin kuptim të plotë”. Kështu lexohet në hyrjen e numrit të fundit të Studia patavina (2/2024), revistë e Fakultetit Teologjik të Triveneto-s, titulluar “Nicea shkuarje dhe kthim. Trajektoret e një Koncili”, redaktuar nga Chiara Curzel (Instituti i Lartë i Shkencave Fetare "Romano Guardini" i Trentos) dhe Maurizio Girolami (Fakulteti Teologjik i Triveneto).
Në vitin 2025 do të kremtojmë 1700 vjetorin e Koncilit të Nikesë (325 pas Krishtit), ngjarja e parë ekumenike në historinë e krishterimit, nga e cila lindi besojma e përbashkët, që edhe sot e kësaj dite përfaqëson një element ku të krishterët mund të identifikohen dhe të gjejnë unitet. Fakulteti Teologjik i Triveneto-s tashmë ka organizuar një konferencë mbi temën (14 tetor 2024), nga e cila lindin njohuritë e propozuara në këtë numër të Studia patavina. Por, para së gjithash, trajton çështje historike, teologjike dhe gjuhësore e, më pas, shikon pritjen e Nikesë në territorin e Italisë Verilindore.
Në fillim, Emanuela Prinzivalli (Universiteti Sapienza i Romës, Instituti Patristik Augustinianum) përshkruan një kuadër të gjerë historiko-teologjik të çështjeve: ajo studion pararendësit e Nikesë, burimet e pakta të disponueshme për përparimin e saj, risinë e krijuar nga Kredoja e Nikesë. .
Ngjarja, pritja dhe komunikimi i Nikesë shqyrtohen nga disa docentë të fushës patristike të Fakultetit, të cilët u kujdesën edhe për pjesën shkencore të konferencës: Chiara Curzel (Trento), Cristina Simonelli dhe Zeno Carra (Verona. ), Davide Fiocco (Belluno). Kisha e Aquileia-s, nëna e Kishave të verilindjes, luajti një rol të rëndësishëm në këtë çështje: atë të mushkërisë ndërmjet Romës dhe Lindjes; ishte territor, në të cilin vizionet e Kishave të ndryshme gjetën tensione dhe përplasje, por edhe urën e dialogut në zinxhirin e transmetimit të fesë. Disa njohuri për autorët dhe territoret e zonës Aquileia u propozuan nga mësues të tjerë të Fakultetit: Giuseppe Laiti (Verona), Alessio Persic (Udine), Tatiana Radaelli (Treviso), Paolo Cordioli (Verona), Massimo Frigo (Vicenza),
Njëmijë e shtatëqind vjet më parë u vendos të thuhet "ne"
Vendimi u mor nga bashkësia e larmishme sipas vendeve dhe kulturave, por të lidhur nga një fe e përbashkët e, që nga ai çast, edhe nga një mënyrë e përbashkët e shprehjes dhe e transmetimit. “Rruga sinodale që po ndjekim sot - shkruajnë Curzel dhe Girolami në editorial - na kujton rëndësinë e rifillimit nga ky supozim themelor: feja është dhuratë që i jepet një bashkësie dishepujsh, të cilët besojnë së bashku, festojnë së bashku, dëshmojnë së bashku përkatësinë e tyre ndaj Krishtit”.
Për të sotmën e fesë, janë tejet aktuale dy tema, që rrjedhin nga Nikea: ajo e breznive dhe ajo e përdorimit të gjuhës. “Kultura bashkëkohore duket se nuk e njeh më vlerën e breznisë - vazhdojnë kuratorët - Të lindësh do të thotë të pranosh se çdo brez ka vendin e vet në planin e njerëzimit dhe se secili di të japë kontributin e vet në dialog me ata që erdhën përpara e duke menduar për ata që vijnë më pas. Dialogu ndërmjet brezave, të cilin Papa Françesku e kujton kaq shpesh, është thirrje drejtuar njerëzimit, që pret vëmendje dhe kujdes nga të gjithë, sepse edhe në këtë mënyrë ndërgjegjësohemi për të qenë krijues të së ardhmes”.
Kontributi tjetër i madh i Nikesë është reflektimi mbi gjuhën, pra kujtimi i detyrës së nevojshme të kërkimit në çdo epokë dhe kontekst të fjalëve më të përshtatshme për të shprehur fenë. “Impenjimi i gjetjes së fjalëve të duhura për të thënë “Jezusi është Zot” në kohën tonë është sfida që na vjen nga Nikea”, përfundojnë studiueset.
(nga Paola Zampieri korrik, 2024)