Kërko

Imzot Gjergj Meta, Ipeshkëv i Rrëshenit, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë Imzot Gjergj Meta, Ipeshkëv i Rrëshenit, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë

Imzot Gjergj Meta: letra e Papës për letërsinë, ide për zbatim

Ipeshkvi i Rrëshenit kërkon të fillojë një reflektim për zbatimin e këshillave të Papës në letrën e tij kushtuar përfshirjes më të mirë të letërsisë në formimin e klerit e të besimtarëve, ku nënvizon efektet e dobishme të një libri të mirë, i cili “na merr për dore drejt hapësirave të reja shpirtërore”, që na ndihmojnë të mos mbyllemi “në ato pak ide” obsesive, të cilat “na zënë në kurth në mënyrë të pashmangshme”

R.SH. - Vatikan

         Letra e Papës Françesku për letërsinë, drejtuar meshtarëve, rregulltarëve e besimtarëve ka pasur një jehonë shumë të madhe në gjithë botën. Përmes saj, Ati i Shenjtë fton të lexohet më shumë e të përfshihet më tepër letërsia në formimin e anëtarëve të Kishës, duke nënvizuar efektet e saj pozitive, sidomos në “çastet e lodhjes, të zemërimit, zhgënjimit, dështimit dhe kur as në lutje nuk jemi ende në gjendje të gjejmë qetësinë e shpirtit”, por jo vetëm kaq. Një vepër letrare, vëren Papa, është “tekst i gjallë dhe gjithmonë frytdhënës”, e pasuron lexuesin me ndjesi, ide e kulturë të re, që merr nga autori.

Në një reflektim për Radio Vatikanin, ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, bën thirrje që të mendohet një mënyrë e përshtatshme për t’i vënë në jetë mendimet dhe idetë e shprehura nga Papa Françesku në letrën e tij, publikuar dje, më 4 gusht…

Ndiqni meditimin e imzot Gjergj Metës...
05 gusht 2024, 14:48