Kërko

Nikaragua Nikaragua

Nikaragua, dy meshtarë të tjerë të arrestuar në Matagalpa dhe Estelì

Ndërmjet së shtunës dhe së dielës, autoritetet e vendit të Amerikës Latine arrestuan dy rregulltarë dhe një bashkëpunëtore baritore. Vetëm pak ditë më parë, dëbimi dhe mbërritja në Romë e 8 të tjerëve

R.SH. – Vatikan

         Fundjavën e kaluar në Nikaragua, siç njoftohet nga media e pavarur, u arrestuan dy meshtarë të tjerë dhe një bashkëpunëtore baritore, në vazhdën e burgosjeve, nga të cilat po vuan prej kohësh Kisha Katolike në vend. Të shtunën më 10 gusht, u arrestuan Át Leonel Balmaceda, famullitar i kishës kushtuar Jezu Krishtit të Bamirësisë në komunën La Trinidad, në Estelí dhe bashkëpunëtorja baritore e Matagalpës, Carmen Sáenz. Ndërkaq, Denis Martínez, vikar i famullisë së katedrales së Matagalpës, u arrestua nga policia të dielën.

OKB: të respektohet liria fetare

Kujtojmë se më 8 gusht, shtatë meshtarë nikaraguanë u dëbuan nga vendi, për të mbërritur në Romë. Zyra e Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) pati shprehur kënaqësinë për lirimin e tyre në platformën sociale X, por, njëkohësisht, pati kërkuar t’u jepen fund menjëherë të gjitha “shkeljeve të lirisë fetare”.

12 gusht 2024, 12:31