Imzot Zhen Xuebin u shugurua Ipeshkëv i Pekinit
R. SH. - Vatikan
Me origjinë nga Changzhi (Shanxi), 54 vjeç, që sot Imzot Matteo Zhen Xuebin është ipeshkvi i ri ndihmës i Pekinit (Komuna e Pekinit, Kinë). Ceremonia, sipas një shënimi të Sallës së Shtypit të Vatikanit, u zhvillua sot, më 25 tetor, ndërsa emërimi papnor daton më 28 gusht, me kandidaturën e prelatit - lexojmë në shënim - miratuar “në kuadër të Marrëveshja e përkohshme ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës Popullore të Kinës”.
Bashkëpunëtori i ri studioi në Seminarin Filozofik dhe Teologjik në Pekin dhe më pas e përsosi përgatitjen e tij në Universitetin St. John në Shtetet e Bashkuara, deri në vitin 1997, kur mori një diplomë liturgjie. U shugurua meshtar në qershor të vitit 1998 dhe u inkardinua në dioqezën e Pekinit. Deri në vitin 2007 ishte zëvendësrektor i Seminarit të Pekinit. Më vonë shërbeu në disa famulli të qytetit.
Që nga viti 2007 është kancelar dioqezan.