Kërko

Don Shtjefen Dodes e Emanuel Demaj, drejtor dhe president i Radio Marisë në Kosovë në studion e Radio Vatikanit, me gazetaren Klaudia Bumçi Don Shtjefen Dodes e Emanuel Demaj, drejtor dhe president i Radio Marisë në Kosovë në studion e Radio Vatikanit, me gazetaren Klaudia Bumçi

Radio Maria në Kosovë, drejt përfshirjes më të madhe të pamjeve vizive

Don Shtjefën Dodes, drejtor i programeve të Radio Marisë në Kosovë dhe Emanuel Demaj, presidenti i saj, në studion e Radio Vatikanit, për të folur mbi kuvendin botëror të Radio Marisë, që u mbajt në Itali, nga 10 deri më 16 tetor; për pjesëmarrjen në audiencën e Papës Françesku dhe për perspektivat e emitentes katolike në të ardhmen

R.SH. - Vatikan

Nga 10 deri më 16 tetor, në Itali, u mbajt kuvendi botëror i Radio Marisë, me pjesëmarrës nga çdo anë e globit. Presidentë e drejtorë të stacioneve në gjuhë të ndryshme të Radio Marisë u mblodhën për të diskutuar mbi zhvillimet e mëtejshme të kësaj radioje katolike, pas lajmit të gëzueshëm të lejimit të shtegtimeve në Medjugorje, nga ana e Vatikanit. Kujtojmë se Radio Maria është e lidhur thellë me dukjet e Zojës në këtë vend. Në audiencën e përgjithshme të së mërkurës, 16 tetor, Papa Françesku i përshëndeti në mënyrë të veçantë, drejtorët dhe presidentët e Radio Marisë nga të pesë kontinentet:

“Në veçanti – tha Ati i Shenjtë, duke iu drejtuar shtegtarëve të gjuhës italiane – përshëndes pjesëmarrësit e Kuvendit botëror të Radio Marisë, ardhur nga vende të ndryshme dhe i nxis të përhapin vlerat e vëllazërimit e të solidaritetit, duke u bërë jehonë e jetës dhe e Kishës”.

Don Shtjefën Dodes, drejtor i programeve të Radio Marisë në Kosovë dhe Emanuel Demaj, presidenti i saj, bashkë me drejtorin e programit shqip të Radio Vatikanit, don David Xhuxha
Don Shtjefën Dodes, drejtor i programeve të Radio Marisë në Kosovë dhe Emanuel Demaj, presidenti i saj, bashkë me drejtorin e programit shqip të Radio Vatikanit, don David Xhuxha

Në studion e Radio Vatikanit Vatican News, ftuam dy përfaqësues të trojeve shqiptare në kuvend e në takimin me Papën Françesku. Janë don Shtjefën Dodes, drejtor i programeve të Radio Marisë në Kosovë dhe Emanuel Demaj, presidenti i saj. Fillimisht na folën për kuvendin botëror, pastaj, për takimin me Atin e Shenjtë e, edhe për perspektivat e Radio Marisë në të ardhmen. T’i dëgjojmë…

Dëgjoni intervistën me don Shtjefën Dodes, drejtor i programeve të Radio Marisë në Kosovë dhe me Emanuel Demaj, presidenti i saj
17 tetor 2024, 16:18