Kërko

Pasojat e ortekut në Gjeorgji Pasojat e ortekut në Gjeorgji  (AFP or licensors)

Papa Françesku lutet për viktimat e rrëshqitjes së dheut në Gjeorgji

Në përfundim të Meshës së fundme të DBR-së në Lisbonë, Papa shprehu afërsinë me familjet e të vdekurve dhe të zhdukurve pas rrëshqitjes së dheut, që dëmtoi rëndë zonën malore të Shovit, në rajonin e Raçës: "Jam pranë vëllait tim, Patriarkut Ilia II” - kujtoi. Në këto orë vijojnë kërkimet e ekipeve të shpëtimit: 17 të vdekur

R. SH. - Vatikan

Nga Lisbona, në skenën e Parque Tejo, ku kremtonte lutjen e Engjëllit, së bashku me një milion e gjysmë të rinj, Papa kujtoi viktimat e "ortekut tragjik" që ditët e fundit dëmtoi rëndë rajonin e Raçës, në Gjeorgji dhe siguroi se lutet për popullsinë në këto çaste tronditëse:

“I shoqëroj familjarët me afërsi, Zoja e Bekuar i ngushëlloftë dhe i ndihmoftë edhe ekipet e shpëtimit”

Papa pohon edhe se është “pranë Patriarkut Ilia II, të cilin e quan “vëllai im”.

Të vdekur dhe të zhdukur

Dy ditë më parë rrëshqitja e dheut dëmtoi një vendpushim turistik në zonën malore Shovi të Gjeorgjisë veriperëndimore, 140 km nga kryeqyteti Tbilisi, i famshëm për pyjet e tij të dendura dhe burimet e ujit mineral. Të paktën 17, të vdekurit e gjetur në zonën e katastrofës, siç raportojnë zyrtarët lokalë, të cilët flasin edhe për dhjetëra të zhdukur. Më shumë se 200 persona u larguan nga zona, ku ekipet po punojnë për të lëvizur dheun dhe për të mbledhur mbeturinat.

06 gusht 2023, 15:13