Kërko

Papa spitalit Miulli: shërbimi shëndetësor të garantohet për të gjithë 

Në një audiencë me Papa priti në audiencë një delegacion nga Spitali italian Francesco Miulli i Acquaviva delle Fonti, themeluar 900 vjet më parë për të ofruar pritje dhe ndihmë për të sëmurët dhe ata që vuajnë. Për Papën, në shëndetësi është thelbësor që kërkimi shkencor të përqendrohet te personi

R.SH. - Vatikan

Papën Françesku e shqetëson shumë largimi i inteligjencës nga viset e varfra, drejt botës së pasur. Gjë që, ndërmjet tjerash, krijon një hendek të ri në disa nga fushat më të rëndësishme të jetës, siç është, për shembull,  mbrojtja e shëndetit, kudo që jetojnë njerëzit.

Largimi i trurit varfëron realitetet vendase: këtë nënvizoi me pak fjalë  Françesku në audiencën me një përfaqësi të spitalit “Francesco Miulli” nga Acquaviva delle Fonti e Barit. Duke kujtuar se kohët e fundit spitali është bërë poliklinikë universitare, Papa theksoi:

“Po, është synim me vlerë të madhe, që nga njëra anë i lejon punonjësit e pranishëm të shëndetësisë ta kryejnë shërbimin si në fushën akademike, ashtu edhe në atë të kujdesit shëndetësor në territorin e vet, ndërsa nga ana tjetër i krijon mundësi më të mira inteligjencës vendase, që të mos emigrojë”.

“Migrimi është problem që varfëron territoret”- nënvizoi Papa - mendim ky, që të kujton shumë territore të tjera, të mëdha e të vogla, të cilat, ndërmjet tjerash, humbasin gradualisht çka u intereson më shumë në përpjekjen e përditshme për të jetuar”.

18 dhjetor 2023, 12:34