Kërko

L' intervista di Papa con la rivista San Francesco Patrono d’Italia, il mensile edito dai frati del Sacro Convento di Assisi L' intervista di Papa con la rivista San Francesco Patrono d’Italia, il mensile edito dai frati del Sacro Convento di Assisi

Papa fretërve të Asizit, kërkoj ura paqeje në këtë botë në luftë

Papa Bergoglio jep një intervistë për revistën mujore të françeskanëve të Kuvendit të Shenjtë të Asizit dhe i fton françeskanët të jenë "apostuj të pajtimit dhe faljes" në një botë që "nuk ka reshtur së bëri luftëra kudo". “Zoti nuk lodhet kurrë duke falur, Shën Françesku i Asizit kishte një zemër të madhe dhe nuk lodhej duke falur."

R.SH. / Vatikan

“Ura! Ndërtim urash”. Këtë kërkon Papa Françesku në thirrjen drejtuar të të gjithëve të shtrijnë dorën njëri- tjetrit në këtë moment historik të përshkuar nga luftëra në pjesë të ndryshme të botës. Kështu u shpreh Papa në intervistën dhënë revistës ‘San Francesco Patrono d'Italia’, revistë mujore që botohet nga fretërit e Kunevndit të Shenjtë të Asizit, numri i janarit i së cilës doli këto ditë nga shtypi.

"Sot ka shumë mizori, shumë njerëz në burg për arsye politike, prandaj kërkoj ura paqeje. Ky është hiri i Zotit që duhet të kërkojmë nga Shën Françesku i Asizit dhe ju françeskanët duhet të ndihmoni në ndërtimin e këtyre urave" këto fjalë Papa Françesku iu drejtua fretërve të Kuvendit të Shenjtë të Asizit gjatë intervistes së dhënë për revistën ‘San Francesco Patrono d'Italia’. Teksti u publikua nga zyra e shtypit e komunitetit françeskan të Asizit.

Po kujtojmë se dialogu i fraçeskanëve me Papën u zhvillua më 29 dhjetorin e kaluar kur Ati i Shenjtë priti në audiencë Ministrin e Përgjithshëm të Fretërve të Vegjël Konventual, At Carlos Trovarelli, së bashku me Rojtarin e Kuvendit të Shenjtë të Asizit, At Marco Moroni dhe drejtorin e zyrës së komunikimit, At Giulio Cesareo.

Në reflektimet e Papës figura e Shën Françeskut të Asizit, rëndësia e tij dhe roli i rregulltarëve françeskanë, motrave rregulltare françeskane dhe ai i laikëve, në botën e sotme. Lidhur me këtë, Papa kujton rëndësinë që ka sot dëshmia e faljes për të gjithë. “Ajo që unë pres nga françeskanët – nënvizon Papa – është që ata të jenë apostuj të pajtimit dhe faljes”.

Në numrin e posabotuar të revistës ‘San Francesco Patrono d'Italia’ janë edhe intervistat mbi argumente të thelluara me motrën Alessandra Smerilli dhe sociologun Bruno Mastroianni mbi temat e mesazhit për Ditën 57-të Botërore të Paqes, historia e projektit Metamorfoza e punëtorisë së prodhimit të violinës dhe zdrukthtarisë në burgun e Operas në Milano dhe intervista ekskluzive me drejtorin e ri të galerisë kombëtare të Umbria Costantino D'Orazio.

04 janar 2024, 13:05