Papa anulon audiencat për shkak të një gripi të lehtë
R. SH. - Vatikan
Angazhimet e Papës Françesku u anuluan sot në mëngjes "për shkak të një gripi të lehtë". Lajmin e njoftoi Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, që sqaron: “Për shkak të një gripi të lehtë, Papa i anuloi, si masë paraprake, audiencat e planifikuara për sot”.
Nga pasditja e së dielës së kaluar, 18 shkurt, deri në pasditen e së premtes, më 23, Ati i Shenjtë mori pjesë në Ushtrimet Shpirtërore të Kreshmëve, kohë lutjeje e vitit liturgjik, që ai dhe bashkëpunëtorët e tij të Kuries romake e jetuan personalisht.
Javën e kaluar u pezulluan të gjitha angazhimet e Papës, përfshirë audiencën e përgjithshme të së mërkurës. Sot ishte parashikuar rifillimi i takimeve papnore, të cilat u shtynë për shkak të këtij gripi të lehtë.