Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegro assai
Programe Podcast

Françesku: gjëja më e bukur në jetë, takimi me Jezusin

Papa: gjëja më e bukur që duhet të tregojmë është: takimi ynë me Jezusin e Ngjallur. Secili prej nesh mund të thotë shumë për të: jo duke u bërë mësues për të tjerët, por duke ndarë çastet unike, në të cilat ne e ndjejmë Zotin të gjallë dhe të afërt, që na ndez gëzim në zemër a na i terë lotët, që na përcjell besim dhe ngushëllim, forcë dhe entuziazëm, falje, butësi, paqe”.

R. SH. / Vatikan

Në lutjen e sotme të Mbretëreshës Qiellore, ndërsa vijojmë të shijojmë atmosferën e shenjtë të Pashkëve, Françesku, duke komentuar faqen  ungjillore (Lk. 24,35), na çon në çenakull, në takim me Krishtin (Lk 24,35).  Këeshtu, gjatë lutjes së Mbretëreshës Qiellore, kremtuar sot në mesditë, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa i nxit të gjithë t'i përcjellin familjes, miqve dhe komunitetit të tyre gëzimin e takimit me Krishtin e Ngjallur, i cili vazhdon të na befasojë si dishepujt në darkën e Pashkëve. "Ne shpesh përpiqemi të flasim për takimin tonë me Jezusin, por të gjithë mund të thonë shumë"

Ungjilli i kësaj së diele të tretë të kohës së Pashkëve nga shën Luka na çon rishtas te Krishti Ngjallur - ishin fjalët e para të lutjes mariane të Mbretëreshës Qiellore, që shqiptoi sot Papa nga dritarja e Engjëllit, në Sheshin e Shën Pjetrit, drejt së cilës ishin drejtuar mijëra sy, në pritje.

Apostujt janë mbledhur në çenakull, kur dy dishepujt kthehen nga Emausi dhe e tregojnë hollë e gjatë takimin e tyre me Jezusin, duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek çasti kur e njohën në thyerjen e bukës" (Lk 24,35). E, ndërsa shprehin gëzimin e përvojës së tyre, i Ngjalluri duket para gjithë bashkësisë, pikërisht kur ata po tregojnë historinë e takimit me Të. Le të reflektojmë mbi këtë, mbi rëndësinë që ka ndarja e përbashkët e fesë - ftoi Papa.  

Reflektim mbi ndarjen e fesë

Çdo ditë bombardohemi nga mijëra mesazhe - vijoi Françesku në lutjen e Mbretëreshës Qiellore - Shumë prej tyre janë sipërfaqësore dhe të padobishme, të tjera zbulojnë ndonjë kureshtje të patakt ose, më keq akoma, mesazhe që lindin nga thashethemet dhe dashakeqësia:

“Janë lajme pa pikë vlere. Madje, që bëjnë keq! Por ka edhe lajme të bukura, pozitive dhe konstruktive, e të gjithë e dimë se sa gjë e këndshme është të dëgjosh fjalë të mira e sa mirë ndjehesh kur ndodh kjo. Gjë e  bukur është t’i ndajmë edhe ngjarjet që, në të mirë apo në të keq,  prekën jetën tonë, në mënyrë që të mund t’i ndihmojmë edhe të tjerët”.

Një gjë, për të cilën e kemi vështirë të flasim

Megjithatë - shpjegoi në vijim Papa - është një gjë, të cilën shpesh kemi vështirësi ta kujtojmë:

“Në mënyrë paradoksale, është gjëja më e bukur që duhet të tregojmë: takimi ynë me Jezusin. Secili prej nesh mund të thotë shumë për të: jo duke u bërë mësues për të tjerët, por duke ndarë çastet unike, në të cilat ne e ndjejmë Zotin të gjallë dhe të afërt, që na ndez gëzim në zemër a na i terë lotët, që na përcjell besim dhe ngushëllim, forcë dhe entuziazëm, falje, butësi, paqe”.

Si mund t’i bëjmë më të bukura takimet me Jezusin

Është e rëndësishme ta ndani këtë në familje - porositi Papa - në bashkësi, me miqtë. Ashtu siç është mirë të flasim për frymëzimet e mira që na prinë në jetë, mendimet dhe ndjenjat, që na lindën kur ishim pranë Zotit, si dhe përpjekjet që bëmë për ta kuptuar rrugën e fesë dhe për të përparuar në të, ndoshta edhe për t'u penduar e për t’u kthyer mbrapa mbi hapat tonë:

“Nëse e bëjmë këtë, Jezusi, ashtu si ajo që u ndodhi dishepujve në mbrëmjen e Pashkëve, do të na befasojë dhe do t'i bëjë takimet e mjediset tona edhe më të bukura”.

T’i bëjmë një pyetje me rëndësi vetvetes

T’i bëjmë pyetje me rëndësi vetvetes. Jo një, po shumë - vijoi Papa - e të përpiqemi të kujtojmë tani, ndonjë çast të fortë të jetës sonë të fesë, ndonjë takim vendimtar me Jezusin dhe ta pyesim veten: a fola ndonjëherë për këtë me dikënd? A e bëra ndonjëherë këtë thjesht si dhuratë për anëtarët e familjes, vëllezërit, të dashurit dhe ata, me të cilët shoqërohem? E, së fundi: a jam i interesuar të dëgjoj nga të tjerët se çfarë kanë për të më thënë për takimin e tyre me Krishtin?

“Na ndihmoftë Zoja që ta ndajmë besimin për t'i bërë bashkësitë tona gjithnjë e më shumë vende takimi me Zotin”.

14 prill 2024, 12:37

Engjëlli i Tënzot/Mbretëresha Qiellore e fundit

Lexo gjithçka >
Prev
February 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728 
Next
March 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031