Françesku: dija e zemrës, për të rizbuluar komunikimin njerëzor
R. SH. - Vatikan
Në ditët tona ka rëndësi të arrihet "komunikimi plotësisht njerëzor". Kjo, nxitja e Françeskut, gjatë përshëndetjeve në fund të lutjes mariane, kur kujtoi ditën e sotme botërore të komunikimit me temë “Inteligjenca artificiale dhe mençuria e zemrës”:
Vetëm duke rifituar urtinë e zemrës mund t’i interpretojmë problemet e kohës sonë dhe të rizbulojmë rrugën drejt komunikimit plotësisht njerëzor. Falenderojmë të gjithë operatorët e komunikimit për punën e tyre!
Papa: të heqim dorë nga e keqja dhe ligësia, për të arritur qëllimin e jetës së amshuar
Për t'u ngjitur në Parriz me Krishtin, duhet të përparojmë të bashkuar, të qëndrojmë larg poshtërsisë, të jemi pranë atyre që vuajnë dhe të mos mbetemi të lidhur pas gjërave kalimtare, parave, kënaqësive...- porositi Françesku
Urimet më të mira, nënave!
Më pas Papa u drejtoi urimet më të mira nënave të vendeve ku festohet dita e tyre, duke menduar për to “me mirënjohje” e duke kërkuar lutje “edhe për nënat që kanë shkuar në Parriz”. E edhe duartrokitje për të gjitha nënat nga besimtarët e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit.
Ekspozita e Ndryshimeve
Në përfundim, Françesku falënderoi organizatorët e ekspozitës fotografike “Changes” - “Ndryshimet”, hapur aktualisht nën Kolonadën e Sheshit të Shën Pjetrit. Ekspozitë - nënvizoi Papa - që i fton njerëzit ta vizitojnë. Në të “fotografi nga e gjithë bota flasin për bukurinë e shtëpisë sonë të përbashkët, dhuratë nga Krijuesi, të cilën jemi thirrur ta ruajmë e ta mirëmbajmë”.