Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Festival a Bagdad
Programe Podcast

Papa: liria, vlera më e çmuar, larg parasë, pushtetit e famës

Jezusi i donte të gjithë lirisht, sepse nuk kërkonte miratim! Po ne, a e këkojmë? Këtë pyetje bëri Papa në meditimin gjatë lutjes së Engjëllit: nuk duhet të pranojmë “të burgosemi” nga mite si paraja e suksesi, por t’i përngjasim Jezusit, i cili ishte gjithnjë përkrah të fundmëve e i mësoi kështu edhe dishepujt e tij.

R.SH. Vatikan

Pjesa e Ungjillit të të kësaj së diele të 10-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë, nga Marku (Mk 3,20-35)që na thotë se Jezusi, pasi filloi shërbimin e tij publik, u gjend përballë një reagimi të dyfishtë: atij të të afërmve të tij, të cilët u shqetësuan, ngaqë besonin se po çmendej, dhe të autoriteteve fetare, që e akuzuan se po vepronte i shtyrë nga një shpirt i keq. Ndërkaq Jezusi predikonte e shëronte të sëmurët me fuqinë e Shpirtit Shenjt. Dhe ishte pikërisht Shpirti që e bëri atë hyjnisht të lirë, domethënë të aftë për të dashur dhe për të shërbyer pa masë e pa kushte.

Liria e Jezusit

Të ndalemi pak për ta soditur këtë liri të Jezusit  - e ftoi Papa turmën e njerëzve ardhur nga të katër anët e botës së madhe - Jezusi ishte i lirë përballë pasurive: prandaj u largua nga siguria e fshatit të tij, Nazaret, për të përqafuar një jetë të varfër plot pasiguri (shih Mt 6,25-34). U largua, duke u kujdesur për të sëmurët dhe këdo që vinte për t'i lypur ndihmë, pa kërkuar kurrë asgjë në këmbim (shih Mt 10.8):

“Ishte i lirë përballë pushtetit: edhe duke thirrur shumë njerëz që ta ndiqnin, nuk e detyroi kurrë askënd ta bënte një gjë të tillë, as nuk kërkoi mbështetjen e të fuqishmëve, por qe gjithnjë përkrah më të voglit, duke i mësuar dishepujt e tij të bëjnë të njëjtën gjë (krh. Luka 22,25-27)”.

I lirë, përballë pushtetit

Në jetën e Tij të shkurtër, iu desh të ndeshej ballë për ballë me pushtetin e kohës:

“Ishte i lirë edhe kur u përball me kërkimin e famës dhe të miratimit por, për këtë arsye, nuk hoqi kurrë dorë nga e vërteta, edhe me çmimin e moskuptimit (shih Mt 3,21), të humbjes së popullaritetit, deri në vdekje në kryq, duke mos lejuar askënd ta frikësonte, ta blinte apo ta korruptonte (shih Mt 10,28).

Liria, vlera më e çmuar!

Jezusi ishte njeri i lirë. E kjo vlen edhe për ne: nëse kushtëzohemi nga kërkimi i kënaqësisë, i pushtetit, i parasë apo miratimit, bëhemi sakaq skllevër të këtyre gjërave:

“Por nëse e lejojmë dashurinë e lirë të Zotit të na e mbushë dhe të na e zgjerojë zemrën, e nëse e lëmë të vërshojë spontanisht duke ua ridhënë të tjerëve, me gjithë vetveten, pa frikë, pa llogaritje, pa kushte, atëherë rritemi në liri dhe përhapim aromën e saj të mirë edhe rreth nesh, në shtëpitë tona, në familjet tona dhe në bashkësitë tona”.

Pyetje jetike, drejtuar vetvetes

Atëherë mund t’i drejtojmë vetes pyetje, edhe tejet të vështira - na kujtoi Papa: a jam njeri i lirë? Apo e lë veten të burgosem nga mitet e parasë, të pushtetit, të suksesit, duke flijuar qetësinë e paqen time e edhe të të tjerëve për këto? A përhap, në mjediset ku jetoj dhe punoj, ajër të pastër lirie, sinqeriteti, spontaniteti?

Këto, pyetjet e reja drejtuar nga Papa turmës, që e ndiqte nga Sheshi i Vatikanit dhe nga  të katër anët e botës - në pritje të përgjigjeve tona të heshtura, të cilat na zjejnë në zemra, ndërsa kërkojmë gjegje, që mund t’i marrim me ndihmën e Zojës së Bekuar. Këtë kujtoi në vijim Françesku, duke ia drejtuar Marisë, si çdo të diel, thirrjen për ndihmë:

“Virgjëra Mari na ndihmoftë të jetojmë e të duam si na mësoi Krishti, në lirinë e bijve të Zotit( krh Rm 8,15.20-23)”.

09 qershor 2024, 12:47

Engjëlli i Tënzot/Mbretëresha Qiellore e fundit

Lexo gjithçka >
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031