2024.07.07 Visita Pastorale a Trieste - Santa Messa 2024.07.07 Visita Pastorale a Trieste - Santa Messa

Papa: të përballohet sfida e takimit të Ungjillit me Kushtetutën

Gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, në përfundim të Meshës, në Sheshin Unità d’Italia të Triestes, Papa u lut “për të gjithë popujt që vuajnë nga lufta”. Në një qytet udhëkryq ndërmjet Evropës perëndimore e Ballkanit, theksoi sfidën “për bashkëveprimin e hapjes me stabilitetin, mikpritjes me identitetin!

R.SH. / Vatikan

Ukraina, Palestina, Izraeli, Sudani, Mianmari, por edhe çdo popull që vuan nga lufta ishin në qendër të lutjes së Engjëllit të Zotit, të cilën Papa sot e kremto, në mesditë, në Trieste. Duke siguruar lutjet e tij për të burgosurit, të sëmurët dhe emigrantët, e quajti Triesten "derë e hapur për migrantët" me "vokacionin e bashkimit të njerëzve të ndryshëm", “port i rëndësishëm në udhëkryqin midis Italisë, Evropës Qendrore dhe Ballkanit.

Falënderim, të gjithëve!  

Të dashur vëllezër dhe motra – theksoi Papa në fillim të lutjes së Engjëllit të Zotit - para bekimit të fundit, dua t'ju përshëndes të gjithëve, të mbledhur në këtë shesh shumë tërheqës. Falenderoj Ipeshkvin për fjalët e tij dhe mbi të gjitha për përgatitjen e vizitës e edhe ata, që bashkëpunuan në shumë mënyra, veçanërisht për liturgjinë dhe për shërbesat e ndryshme; si dhe shumë njerëz, që morën pjesë me lutje. I siguroj afërsinë time të sëmurëve, të burgosurve, emigrantëve, të gjithë atyre, që luftojnë më shumë.

Trieste, udhëkryq i Italisë

 Trieste është një nga ato qytete që ka thirrjen për të bashkuar njerëz të ndryshëm: në radhë të parë sepse është port, e një port i rëndësishëm, e më pas, sepse ndodhet në udhëkryq ndërmjet Italisë, Evropës Qendrore dhe Ballkanit. Në këto situata, sfida për bashkësitë kishtare dhe civile është të dinë të kombinojnë hapjen dhe stabilitetin, mirëpritjen dhe identitetin. E kështu dëshiroj të them:

“…ju e keni atë, që duhet për të përballuar këtë sfidë! Si të krishterë, ne kemi Ungjillin, i cili i jep kuptim dhe shpresë jetës sonë; e si qytetarë keni Kushtetutën, “busull” të besueshme për rrugën drejt demokracisë. Pra, përpara! Pa frikë, i hapur dhe i vendosur në vlerat njerëzore dhe të krishtera, mikpritës, por pa cenuar dinjitetin njerëzor”.

  Nga ky qytet ta përtërijmë angazhimin tonë për t'u lutur dhe për të punuar për paqen: për Ukrainën e martirizuar, për Palestinën dhe Izraelin, për Sudanin, Mianmarin dhe çdo popull që vuan nga lufta.

E të kërkojmë ndërmjetësimin e Virgjërës Mari, e nderuar mbi Monte Grisa si Nënë dhe Mbretëreshë.

07 korrik 2024, 14:01

Engjëlli i Tënzot është lutje që thuhet për kujtim të Misterit të përhershëm të Mishërimit, tri herë në ditë: në orën 6 të mëngjesit, në mesditë e në mbrëmje, rreth orës 18, çast në të cilin dëgjohet tingëllimi i këmbanës së Engjëllit. Emri Engjëlli i Tënzot rrjedh nga  fjala e parë e lutjes – Engjëlli i Tënzot iu fal Zojës Mari – i cili ka të bëjë me leximin e shkurtër të tre teksteve të thjeshta,  që i kushtohen Mishërimit të Jezu Krishtit dhe thënies së tri FalemiMrive. Këtë lutje e thotë Papa në Sheshin e Shën Pjetrit, në mesditën e së dielës dhe në Solemnitete. Para se të thotë lutjen e Engjëllit, Papa u mban besimtarëve një fjalim të shkurtër, duke e marrë shtytjen nga Leximet e ditës dhe përshëndet shtegtarët. Nga Pashkët, deri në Rrëshajë, në vend të lutjes së Engjëllit të Tënzot, thuhet lutja e Mbretëreshës Qiellore, lutje  në kujtim të Ngjalljes së Jezu Krishtit, në përfundim të së cilës shqiptohet tri herë rresht Lumni Atit.

Engjëlli i Tënzot/Mbretëresha Qiellore e fundit

Lexo gjithçka >