Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Finale. Allegro
Programe Podcast

Papa: Zoti na përgatit një të ardhme jete dhe gëzimi

Në Engjëllin e sotëm të Tënzot, Ati i Shenjtë nënvizoi se edhe në mundime, në kriza e në dështime, Ungjilli na fton ta shikojmë jetën dhe historinë pa frikë se do ta humbasim atë që përfundon, por me gëzim, për atë që mbetet: Zoti na përgatit një të ardhme jete dhe gëzimi

R.SH. / Vatikan

Në lutjen e Engjëllit të Tënzot kremtuar në mesditë në Sheshin e Shën Pjetrit, në këtë të dielë festive, kushtuar Ditës Botërore të të varfërve, gjatë komentit të Ungjillit të sotëm, ftesa e Papës (Mk 13.31): “T'i besojmë Ungjillit, që përmban premtimin e përjetësisë, dhe të mos jetojmë më nën ankthin e vdekjes!”.

Në pjesën e Ungjillit të liturgjisë së kësaj së diele të 33të gjatë vitit kishtare, Jezusi përshkuan një trazirë të madhe: "dielli do të errësohet e hëna nuk do të japë më dritën e saj" (Mk 13,24). Përballë kësaj vuajtjeje, shumë mund të mendojnë për fundin e botës, por Jezusi përfiton nga rasti për të na ofruar një interpretim tjetër: "qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë". (Mk 13. 31). ”Të përqendrohemi, pra, në këtë premtim - vijoi Papa - në çka kalon e çka mbetet. Para së gjithash, po ndalohemi tek ajo, që kalon:

“Në disa rrethana të jetës sonë, kur kalojmë një krizë ose provojmë ndonjë dështim, si dhe kur shohim dhimbjet e shkaktuara nga luftërat, dhuna, fatkeqësitë natyrore rreth nesh, kemi ndjenjën se gjithçka po shkon drejt fundit dhe ndjejmë se edhe gjërat më të mira kalojnë. Megjithatë, krizat dhe dështimet, edhe nëse janë të dhimbshme, janë të rëndësishme, sepse   na mësojnë t'i japim çdo gjëje peshën e duhur, të mos i lidhim zemrat me realitetet e kësaj bote, sepse ato do të kalojnë: ato janë të paracaktuara të zbehen”.

Gjithçka kalon, por jo fjalët e Zotit

Në të njëjtën kohë - vijoi Papa në lutjen e Engjëllit - Jezusi na flet për atë që ka mbetur. Gjithçka kalon, por fjalët e tij nuk do të kalojnë: ato mbeten përgjithmonë:

“Kështu ai na fton t'i besojmë Ungjillit, i cili përmban një premtim shëlbimi dhe përjetësie, dhe të mos jetojmë më nën ankthin e vdekjes. Ndërsa çdo gjë kalon, Krishti mbetet. Tek Ai një ditë do të gjejmë gjërat dhe njerëzit që kanë kaluar dhe që na kanë shoqëruar në jetën tokësore. Në dritën e këtij premtimi të ringjalljes, çdo realitet merr një kuptim të ri: çdo gjë vdes, edhe ne do të vdesim një ditë, por nuk do të humbasim asgjë nga ajo që kemi ndërtuar dhe kemi dashur, sepse vdekja do të jetë fillimi i një jete të re”.

Ta shikojmë jetën dhe historinë pa frikë

Vëllezër dhe motra - kujtoi Papa në fund të lutjes së Engjëllit të Zotit - edhe në mundime, në kriza e në dështime, Ungjilli na fton ta shikojmë jetën dhe historinë pa frikë se do ta humbasim atë që përfundon, por me gëzim, për atë që mbetet: Zoti na përgatit një të ardhme jete dhe gëzimi:

“Pra, le të pyesim veten: a jemi të lidhur me gjërat e tokës, që kalojnë shpejt, apo me fjalët e Zotit që mbeten dhe na udhëheqin drejt përjetësisë? Le t'ia bëjmë vetes këtë pyetje, ju lutem”.

Këto, fjalët në përfundim të lutjes mariane të Engjëllit të Zotit, shoqëruar me ftesën:

“T'i lutemi Virgjërës së Shenjtë: Maria, e cila i besoi plotësisht Fjalës së Zotit, ndërmjetësoftë për ne”.

17 nëntor 2024, 08:59

Engjëlli i Tënzot/Mbretëresha Qiellore e fundit

Lexo gjithçka >
Prev
March 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     
Next
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930