Kërko

Officials work at the site of a plane crash in Vinhedo, Sao Paulo

Lutja e Françeskut për viktimat e rrëzimit “tragjik” të avionit në Brazil

Në lutjen e Engjëllit të Tënzot, Papa kujtoi 62 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit, që humbën jetën gjatë rrëzimit të avionit Voepass Linhas Aéreas, më 9 gusht, në shtetin e São Paulo.

R.SH. - Vatikan

“Lutemi për viktimat e rrëzimit tragjik të avionit në Brazil”. Në lutjen e   Engjëllit, sot, e diel, 11 gusht, Papa Françesku na fton të lutemi për 62 udhëtarë, përfshirë edhe katër anëtarë të ekuipazhit, të gjithë të vrarë në çast gjatë rrëzimit të një avioni të kompanisë Voepass, të premten e kaluar, më 9 gusht, në shtetin brazilian të Sao Paulo.

 Tragjedia

Avioni Voepass Linhas Aéreas u rrëzua në Vinhedo. Pasi humbi katër kilometra lartësi në më pak se dy minuta, u përplas dhunshën në tokë, duke mos mundur të shpëtojë asnjë nga shtegtarët e as nga anëtarët e ekuipazhit në bord. Të shtunën në mbrëmje qeveria njoftoi se trupat e të gjitha viktimave ishin nxjerrë nga rrënojat: 34 trupa meshkujsh dhe 28 femrash. Tragjedia u pasqyrua në një seri videosh, të publikuara në mediat sociale.

Hetimet

Kompania ajrore Voepass deklaroi ditët e fundit se nuk është ende në gjendje të flasë për shkaqet e aksidentit. Sipas burimeve të shtypit, ngrica mund të jetë një nga shkaqet duke qenë se avioni po fluturonte në një lartësi prej 17 mijë këmbësh, lartësi në të cilën formimi i akullit mund të jetë një rrezik serioz, siç raportojnë autoritetet ndërkombëtare aeronautike. Megjithatë, Voepass garantoi se sistemi kundër akullit ishte plotësisht funksional në çastin e fluturimit. Madje edhe Anac, organi brazilian i kontrollit ajror, informoi se avioni i prodhuar në vitin 2010 kishte kaluar rregullisht të gjitha kontrollet e sigurisë.

Ndërkohë, Forcat Ajrore Braziliane (Fab) dërguan hetuesit e aksidenteve aeronautike (Seripa) në vendngjarje për të kryer hetime teknike. Ekspertët mjeko-ligjorë brazilianë po punojnë për identifikimin e trupave të 62 vetëve të vdekur gjatë përplasjes: autoritetet lokale deklaruan se trupat e pilotit Danilo Santos Romano dhe të ndihmësit të tij, Humberto de Campos Alencar e Silva,  u identifikuan të parët.

11 gusht 2024, 14:25