Papa pret në audiencë një delegacion të Abrahamic Family House
R.SH. - Vatikan
Sot, e hënën, 28 tetor, Papa Françesku priti në Vatikan një delegacion ngaAbrahamic Family House, një kompleks ndërfetar në distriktin kulturor Saadiyat të Abu Dhabit, në Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili strehon, në të njëjtën strukturë, një Xhami, një Kishë dhe një Sinagogë. Zhvillimi i "përpjekjeve të përbashkëta" për të promovuar "një kulturë të vëllazërisë, dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë në çështjet e krizës" ishte tema në qendër të audiencës, siç thuhet në një deklaratë nga organizata e krijuar në vazhdën e " Dokumentit mbi vëllazërinë njerëzore për paqen botërore dhe bashkëjetesën e përbashkët”, nënshkruar nga Papa Françesku dhe Imami i Madh i Al-Azhar Ahmed Al-Tayeb më 4 shkurt 2019, me rastin e Udhëtimit Apostolik në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Angazhimi i Kishës në dialogun ndërfetar
Delegacioni, i kryesuar nga Mohamed Khalifa Al Mubarak, president i Shtëpisë së Familjes Abrahamike, që përfshirë gjithashtu dedhe përfaqësues të Dikasterit të Vatikanit për Dialogun Ndërfetar, prezantoi në mënyrë "simbolike" Kishën e Shën Françeskut - e cila ndodhet në kompleksin ndërfetar - për të nënvizuar " angazhimin e Kishës Katolike në promovimin e dialogut ndërmjet feve të ndryshme dhe bashkëjetesës së tyre paqësore në mbarë botën”.
Vlerat e Dokumentit mbi Vëllazërinë
“Abrahamic Family House mishëron parimet e qëndrueshme të respektit të ndërsjellë, mirëkuptimit ndërfetar dhe harmonisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”, tha Khalifa Al Mubarak në deklaratë shtypi. Vlerat e përcaktuara si "integrale" në Dokumentin mbi vëllazërinë njerëzore dhe" thirrja për veprim" konkret, kanë një lidhje domethënëse dhe shprehen qartë në "angazhimin e thellë" të Papës që inkurajon "komunitetin global të rrënjosjet gjithnjë e më tepër në vëllazërinë njerëzore dhe bashkëjetesën paqësore".
“ Marrëdhëniet e ngushta” mes Selisë së Shenjtë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe
Teksti vë në dukje "marrëdhëniet e ngushta" midis Selisë së Shenjtë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, të angazhuara në "iniciativa të shumta për të promovuar paqen dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërfetar", bazuar në "vlerat e tyre të përbashkëta" si dhe në "historinë e gjatë" të vendit, "si një vend diversiteti, takimi dhe shkëmbimi".
Falënderimet e Papës
Papa falënderoi anëtarët e delegacionit për përpjekjet e tyre në "realizimin e aspiratave të Dokumentit për vëllazërinë", përkatësisht aspiratat e "paqes dhe bashkëjetesës globale". Vetë Abrahamic Family House, të dielën e kaluar më 20 tetor, u prit në audiencë nga Imami i Madh i Al-Azhar Ahmed Al-Tayeb, bashkë-nënshkrues i Dokumentit të Abu Dabit.