Papa pret Presidenten e Sllovenisë Pirc Musar
R.SH / Vatikan
Papa priti sot paradite, më 5 dhjetor, në audiencë private Presidenten e Sllovenisë Nataša Pirc Musar. Takimi i përzemërt në Pallatin Apostolik të Vatikanit zgjati 25 minuta, nga ora 8.05 deri në 8.30. Kreu i Shtetit të Sllovenisë më pas u takua me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga Imzot Mirosław Wachowski, Nënsekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet.
Bisedimet në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit
Siç bën të ditur Zyra e Shtypit e Vatikanit, “gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit u theksuan marrëdhëniet e mira që ekzistojnë ndërmjet Selisë së Shenjtë e Republikës së Sllovenisë dhe u përmendën edhe disa çështje të hapura në marrëdhëniet Kishë-Shtet, duke theksuar kontributin e Kishës Katolike në shoqërinë sllovene”. “Më pas bisedimet u përqendruan – vijon njoftimi – në çështje të ndryshme të natyrës ndërkombëtare, me një vëmendje të veçantë ndaj rajonit tl Ballkanit Perëndimor dhe konflikteve në Lindjen e Mesme dhe Ukrainën”.
Dhuratat
Në çastin e shkëmbimit tradicional të dhuratave, Papa i dhuroi Pirc Musarit vëllimet e dokumenteve papnore, mesazhin i këtij viti për Paqen, librin e botuar nga LEV për Statio Orbis të 27 mars 2020. Presidentja iu përgjigj me një vepër arti prej druri që përshkruan një zemër dhe disa ëmbëlsira sllovene.