Kërko

Il cardinale Parolin alla Verkhovna Rada (Parlamento Ucraino) Il cardinale Parolin alla Verkhovna Rada (Parlamento Ucraino)

Ukrainë, kard. Parolin takohet me kryeministrin Shmyhal dhe viziton Parlamentin

Sekretari i Shtetit të Vatikanit zhvilloi një bisedë me kryeministrin ukrainas. Po kështu kard. Parolin u takua edhe me presidentin e parlamentit kombëtar Ruslan Stefanchuk. Vizita e kard. Parolin në Ukrainë u vlerësua nga dy liderët, si një shenjë afërsie nga Selia e Shenjtë me popullin ukrainas që vuan nga lufta.

R.SH. / Vatikan

Vetë Sekretari i Shtetit të Vatikanit pati njoftuar dje, në ditën e katërt të vizitës së tij në Ukrainë, se sot, do ta takohej me liderët e vendit. Në Kiev, Kardinali Parolin u takua me Kryeministrin Denys Shmyhal dhe Kryetarin e Parlamentit të Ukrainës Ruslan Stefanchuk.

Në në faqen institucionale përkatëse të internetit u njoftua për të dyja bisedat e takimeve. Si kryeministri ashtu edhe presidenti i parlamentit ukrainas i shprehën vlerësimin kardinalit Parolin për praninë e tij, një shenjë e mëtejshme e vëmendjes që i kushtohet situatës në vend. Sipas burimeve qeveritare, ndër temat që u biseduan nga kryeministri Shmyhal me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit ishin dhënia e ndihmës humanitare dhe kontributi i ofruar në procesin e kthimit të fëmijëve dhe të të burgosurve ukrainas të deportuar në Rusi.

Në mënyrë të ngjashme, presidenti i parlamentit ukrainas Ruslan Stefanchuk, sipas mediave sociale institucionale, shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe solidaritetin e ofruar nga Selia e Shenjtë për popullin ukrainas përmes ndihmës humanitare.

22 korrik 2024, 18:05