Françesku: Pagëzimi është ditë për t’u mbajtur mend, mirëpresim praninë e Zotit brenda nesh
R.SH. / Vatikan
Papa kremtoi ,sot në mesditë, lutjen mariane të Engjëllit të Zotit, në Sheshin e Shën Pjetrit, në festën e Pagëzimit të Zotit (shih Mc 1,7-11). Nisi të kremtohej pranë lumit Jordan, ku Gjoni - i quajtur “Pagëzuesi” - kryen një rit pastrimi, që shpreh angazhimin për t’u larguar nga mëkati dhe për t’u kthyer në rrugë të drejtë. Populli shkon të pagëzohet me përvujtëri, me sinqeritet, “me shpirt e këmbë zbathur”. Edhe Jezusi shkon atje, duke inauguruar shërbesën e tij: tregon, kështu, se dëshiron të jetë pranë mëkatarëve, se ka ardhur për ta, për ne, për të gjithë ne! Dhe pikërisht atë ditë ndodhin disa ngjarje të pangjara. Gjon Pagëzuesi thotë diçka të pazakontë. E njeh publikisht Jezusin, në dukje i barabartë me të gjithë të tjerët, si "më i forti" (v. 7) si ai, i cili "do të pagëzojë me Shpirtin Shenjt" (v. 8):
Pastaj hapen qiejt e Shpirti i Zotit zbret mbi Jezusin si pëllumb dhe nga lart zëri i Atit shpall: ‘Ti je im Bir ‑ Djali i dishirit! Je Biri im i dashur: në ty kam kënaqën time" (v. 11). E gjithë kjo, nëse nga njëra anë na zbulon se Jezusi është Biri i Zotit, nga ana tjetër na flet për pagëzimin tonë, i cili na bën bij të Atit.
Jezusi, i cili përuron shërbesën e tij duke u pagëzuar nga Gjoni, "tregon se dëshiron të jetë pranë mëkatarëve, se erdhi për ta, për ne" - shpjegoi Françesku në Engjëllin e Tënzot të kësaj feste.
Dhuratë e një jete të re
Rilindje për një jetë të re, Pagëzimi është "dhuratë e vërtetë e jetës hyjnore, jetës së pambarim” - vijoi Papa - ngjarje hiri dhe bashkimi me Zotin Atë, me Birin dhe me Shpirtin Shenjt, që na transmeton ‘forcën e dashurisë së tij shëlbuese’:
“Kjo ndodh në Pagëzim: Zoti vjen në ne, e pastron dhe e shëron zemrën tonë nga mëkati, na bën përgjithmonë bijtë e tij, popullin dhe familjen e tij, trashëgimtarë të Parajsës. Zoti bëhet mik i ngushtë me ne e nuk largohet kurrë më”.
Ditë për t’u kujtuar
Kështu u shpreh Papa, duke shpjeguar, më pas, kuptimin e thellë të Pagëzimit:
“Pagëzimi është ditë për t’u mbajtur mend. Na nxit ta falënderojmë Zotin, sepse që asokohe ‘ai nuk është vetëm me ne, por edhe për ne’, e edhe ‘për prindërit, që na çuan te burimi, për ata, që na dhanë sakramentin, për nunin e nunën, për bashkësinë, ku e morëm”.
Ta mirëpresim praninë e Zotit
Në përfundim të lutjes, Papa kujtoi se duhet të reflektojmë për dhuratën që morëm përmes Pagëzimit dhe për marrëdhënien tonë me Zotin:
“Në kujtim të Pagëzimit tonë, mirëpresim praninë e Atit brenda nesh. Mund ta bëjmë këtë me shenjën e kryqit, që shënon në ne kujtimin e hirit të Zotit, i cili na do dhe dëshiron të rrijë me ne”.