Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
MBRËMËSORET NË LATINISHT
Programe Podcast
2025.01.06 Angelus 2025.01.06 Angelus

Françesku: pranë Zotit mund ta gjejmë kuptimin e jetës

Gjatë lutjes së Engjëllit të Zotit, Françesku na ftoi ta pyesim veten se si e mirëpresim Jezusin dhe na nxiti të lutemi sepse "duke imituar barinjtë dhe Tre Mbretërit, dimë ta njohim Jezusin pranë të varfërve, në Eukaristi, në të braktisurit, në vëllain, në motrën"

R.SH. / Vatikan

Ungjilli i festës së Dëftimit të Zotit nga Mateu përqendrohet tek Tre Dijetarët, që në përfundim të një shtegtimi të gjatë arrijnë në Jeruzalem për të adhuruar mbretin e judenjve, Jezusin, të udhëhequr nga ylli (shih Mt 2:1-12).

Nëse i kushtojmë vëmendje këtij shtegtimi të jashtëzakonshëm, zbulojmë diçka paksa të çuditshme - shpjegoi në vijim - dijetarët vijnë nga larg për të gjetur Jezusin, ndërsa ata që janë aty pranë nuk bëjnë asnjë hap drejt shpellës së Betlehemit. Të tërhequr dhe të prirë nga ylli, Mbretërit bëjnë shpenzime të mëdha, shfrytëzojnë kohën e tyre dhe pranojnë rreziqet e pasiguritë, që nuk mungonin kurrë në ato kohë të vështira:

Megjithatë ata kapërcejnë çdo vështirësi për të arritur të shohin Mbretin Mesi, nga që e dinë se po ndodhte diçka e pashoqe në historinë e njerëzimi, ndaj nuk duan ta humbasin takimin.

Mbretërit e vendasit: dy sjellje të ndryshme

Ndërsa ata që jetojnë në Jeruzalem e që duhej të ishin më të lumturit dhe më të gatshmit për t’u prirë, nuk luajnë fare nga vendi. Priftërinjtë dhe teologët interpretojnë saktë Shkrimet Shenjte dhe u japin Mbretërve udhëzime për vendin ku mund ta gjejnë Mesinë, por nuk lëvizin nga "katedrat" e tyre. Janë të kënaqur me atë që kanë, ndaj nuk nisen të kërkojnë, nuk mendojnë se ia vlen barra qiranë të largohen nga Jeruzalemi,  e as t’i shoqërojnë Mbretërit deri në Betlehem, edhe pse është vetëm pak kilometra larg.

Me cilët ngjasim sot?

Ky fakt, vëllezër e motra - theksoi Françesku - na bën të reflektojmë dhe, në njëfarë kuptimi, na provokon, sepse shtron pyetjen:

“Sot cilës kategori i përkasim? U ngjasim më shumë barinjve, që nxituan drejt shpellës po atë natë, e edhe Mbretërve të Lindjes, të cilët  nisen plot besim në kërkim të Birit të Zotit të bërë njeri; apo u ngjajmë më shumë atyre që, edhe pse janë fizikisht shumë pranë Tij, nuk i hapin dyert e zemrave dhe të jetës, po rrinë ashtu të mbyllur dhe të pandjeshëm ndaj pranisë së Jezusit?”.

Kjo pyetja e Papës, pasuar sakaq nga përgjigja:

“Zoti erdhi të na takojë, nga dashuria e kapërceu gjithë distancën e pamasë ndërmjet Tij e nesh, ‘lindi nga gruaja’, i vogël dhe nevojtar për gjithçka. Po ne? A shkojmë ta takojmë, a përpiqemi ta njohim, apo shkojmë drejt në rrugën tonë, si të mos kishte ndodhur asgjë?”.

Të kërkojmë nga Virgjëra Mari të na ndihmojë, që, duke imituar barinjtë dhe Mbretërit…

… të dimë ta njohim Jezusin pranë nesh, në Eukaristi, në të varfërit, në të braktisurit, në të burgosurit e, duke dhuruar paksa nga koha dhe energjia jonë për Zotin dhe të tjerët, mund të gjejmë ngushëllim duke ngushëlluar, lehtësim duke lehtësuas, mund të gjejmë kuptimin në jetën tonë, duke u bërë shenjë shprese për ata që i takojmë.

06 janar 2025, 12:48

Engjëlli i Tënzot/Mbretëresha Qiellore e fundit

Lexo gjithçka >
Prev
March 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     
Next
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930