Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Requiem in Re minore, per coro maschile e orchestra
Programe Podcast
ITALY-VATICAN-JUBILEE

Françesku: si Mbretërit Dijetarë në rrugën drejt Krishtit, shpresa e të gjithë njerëzve

Botohet katekizimi i audiencës së përgjithshme të cilin Papa duhej ta mbante sot, në Sallën Pali VI, por që u anulua për shkak të shtrimit në Poliklinikën Gemelli. Në tekstin, konceptuar si pjesë e ciklit të katekizmave jubilare titulluar "Jezu Krishtit shpresa jonë", Papa zhvillon një reflektim kushtuar "dijetarëve" që erdhën nga Lindja për të adhuruar Birin e Zotit, "njerëz që dinë të shikojnë përtej vetvetes, dinë të shikojnë lart"

R.SH. - Vatikan

Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë botoi katekizmin e Papës Françesku, përgatitur për audiencën e përgjithshme që do ta mbante sot, më 19 shkurt, anuluar, pastaj, për shkak të shtrimit në Poliklinikën Gemelli. Më poshtë, teksti i cili, i konceptuar si pjesë e ciklit jubilar të katekizmit titulluar "Jezu Krishti shpresa jonë. Fëmijëria e Jezusit", propozon reflektimin për "vizitën e Tre Mbretërve, tek Mbreti i porsalindur".

Të dashur vëllezër e motra,

Në Ungjijtë e fëmijërisë së Jezusit është një episod që gjindet pikërisht tek rrëfimi i Mateut: vizita e Tre Mbretërve. Të tërhequr nga pamja e një ylli, i cili në shumë kultura paralajmëron lindjen e njerëzve të jashtëzakonshëm, disa njerëz të mençur nisen nga Lindja, pa e ditur saktësisht cakun ku po shkojnë. Janë Tre Mbretërit, njerëzit që nuk i përkasin popullit të besëlidhjes. Herën e fundit folëm për barinjtë e Betlehemit, të papërfillur në shoqërinë hebraike, ngaqë konsideroheshin "të papastër". Sot takojmë një kategori tjetër, njerëz të huaj, të cilët vijnë menjëherë për të nderuar Birin e Zotit, që hyri në histori me një natyrë krejtësisht të re mbretërore. Ungjijtë na thonë qartë se të varfërit dhe të huajt janë ndër të parët që e takojnë Zotin e bërë fëmijë, Shëlbuesin e botës.

Mbretërit paraqiten si përfaqësues të racave të zanafillës, krijuar nga tre djemtë e Noehut, bij të tre kontinenteve të njohura në lashtësi: Azisë, Afrikës dhe Evropës dhe të tri fazave të jetës njerëzore: rinisë, pjekurisë dhe pleqërisë. Përtej çdo interpretimi të mundshëm, janë burra që nuk rrinë të qetë, por, si të thirrurit e mëdhenj të historisë biblike, thirren për të lëvizur, për të nisur një shtegtim. Janë burra, që dinë të shikojnë përtej vetvetes, dinë të shikojnë lart.

Shkreptima e yllit, që naltohet në qiell, i vë për udhë drejt tokës së Judës, deri në Jeruzalem, ku takojnë mbretin Herod. Pafajsia dhe besimi i tyre në kërkimin e informacionit për mbretin e porsalindur të hebrenjve, i bie ndesh mendjemprehtësisë së Herodit i cili, i shqetësuar nga frika e humbjes së fronit, përpiqet sakaq të shohë qartë, duke i takuar skribët dhe duke u kërkuar atyre të hetojnë.

Fuqia e sundimtarit tokësor tregon, kështu, të gjithë ligështinë e tij. Dijetarët i njohin Shkrimet dhe i tregojnë mbretit vendin ku, sipas profecisë së Mikeas, do të lindte prijësi dhe bariu i popullit të Izraelit (Mikea 5:1): Betlehemi i vogël dhe jo Jeruzalemi i madh! Në të vërtetë, siç u kujton Pali korintasve, "Perëndia zgjodhi atë që është e ligshtë në botë, për të turpëruar të fortët" (1 Kor 1:27).

Megjithatë, skribët, të cilët dinë saktësisht vendin ku lindi Mesia, u tregojnë rrugën të tjerëve, por ata vetë nuk lëvizin! Nuk mjafton të njohim tekstet profetike për t'u përshtatur me frekuencat hyjnore, duhet të  gërmojmë brenda vetes dhe t’ia hapim rrugën Fjalës së Perëndisë, që të ringjallë dëshirën për kërkime, të ndezë dëshirën për ta parë Zotin.

Në këtë çast Herodi, fshehurazi, siç bëjnë mashtruesit dhe të dhunshmit, i pyet Mbretërit për çastin e saktë të dukjes së yllit dhe i nxit ta vazhdojnë udhëtimin e tyre e, më pas, të kthehen për t'i dhënë lajme, në mënyrë që edhe ai të shkojë e ta adhurojë të porsalindurin. Për ata që janë të lidhur me pushtetin, Jezusi nuk është shpresë për t'u mirëpritur, por kërcënim për t'u zhdukur!

Kur Mbretërit-magjistarë largohen, ylli rishfaqet dhe i çon ata te Jezusi, shenjë që tregon se krijimi dhe fjala profetike përfaqësojnë alfabetin me të cilin Zoti flet dhe lejon që të gjendet Foshnja. Pamja e yllit ngjall tek ata njerëz një gëzim të pakufizuar, sepse Shpirti Shenjt, i cili lëviz zemrën e kujtdo që e kërkon sinqerisht Zotin, e mbush edhe atë me gëzim. Pasi hynë në shtëpi, mbretërit-magjistarë përkulen, e adhurojnë Jezusin dhe i ofrojnë dhurata të çmuara, të denja për një mbret, të denjë për vetë Zotin! E çka shohin, që siellen kështu? Një autor i lashtë shkruan: shohin "trupin e vogël e të përvuajtur që mori Fjala; por edhe lavdinë e hyjnisë, që nuk u fshihet.  Shohin një fëmijë të mitur; por ata adhurojnë Perëndinë” (Chromatius of Aquileia, Komentar mbi Ungjillin e Mateut 5,1). Kështu, Mbretërit bëhen besimtarët e parë ndërmjet të gjithë paganëve, figurë e Kishës së mbledhur nga çdo gjuhë e nga çdo komb.

Të dashur vëllezër e motra, le të ndjekim edhe ne shkollën e  Mbretërve,  këtyre “shtegtarëve të shpresës”, të cilët me guxim të madh i drejtuan hapat, zemrat dhe pasuritë e tyre kah Ai, që është shpresa jo vetëm e Izraelit, por e të gjithë popujve. Të mësojmë ta adhurojmë Zotin në vogëlsinë e tij, në mbretërinë e tij që nuk na skllavëron, por na bën të lirë dhe të aftë për t’i shërbyer me dinjitet. T’ia dhurojmë, prandaj, dhuratat më të bukura, për t'i shprehur fenë tonë e dashurinë tonë.

19 shkurt 2025, 13:59

Audiencat e fundit

Lexo gjithçka >
Prev
March 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     
Next
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930