Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Prelude
Programe Podcast

Françesku: përvujtëria është burim i paqes në botë dhe në Kishë

Në katekizmin e ciklit të fundi kushtuar veseve e virtyteve, Papa u ndalua tek përvujtëria, “antagonistja e madhe” e mendjemadhësisë, Maria, "e cila na shpëton nga djalli dhe nga rreziku për t'u bërë bashkëpunëtorë të tij" duke e "sjellë gjithçka në përmasën e duhur", "në ndjesinë shpirtërore të vogëlsisë" që e karakterizon“. Përvujtëria është gjithçka. Është çka na shpëton nga Djalli dhe nga rreziku për t'u bërë bashkëpunëtorë të tij. Përvujtëria është burimi i paqes në botë e në Kishë.

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku ia kushtoi përvujtërisë katekizmin e njëzetë dhe të fundit të ciklit mbi veset dhe virtytet, nisur në audiencën e përgjithshme të 27 dhjetorit. Besimtarëve, mbledhur sot në Sheshin e Shën Pjetrit, nën një diell veror - Papa ua përshkroi karakteristikat e saj duke u përqendruar tek Virgjëra Mari, grua e përvuajtur mbi të gjitha gratë e, më pas, përmblodhi frytet, që burojnë nga "vogëlsia shpirtërore".

“Vëllezër e motra, përvujtëria është gjithçka. Është çka na shpëton nga Djalli dhe nga rreziku për t'u bërë bashkëpunëtorë të  tij. Përvujtëria është burimi i paqes në botë e në Kishë. Aty ku nuk ka përvujtëri, ka luftë, ka mosmarrëveshjeje, ka përçarje. Hyji na dha shembullin në Jezusin dhe Marinë, që janë shpëtimi e lumturia jonë”.

Kundërshtari i madh i krenisë

Ndonëse nuk është "pjesë e shtatë virtyteve kryesore dhe teologale, përvujtëria "është në themel të jetës së krishterë" - shpjegoi Papa - e është edhe "antagoniste e madhe e vesit më vdekjeprurës", mendjemadhësisë.

Ndërsa mendjemadhësia dhe arroganca e fryjnë zemrën e njeriut, duke e bërë të duket më e madhe se sa është, përvujtëria e kthen gjithçka në përmasën e duhur: ne jemi krijesa të mrekullueshme, por të kufizuara, me pika të forta dhe të dobëta. Që në fillim Bibla na kujton se jemi hi e pluhur e hi e pluhur do të bëhemi: ta tregon vetë fjala ‘i përvujtë’, që rrjedh nga humusi, domethënë nga balta. Megjithatë në zemrën e njeriut lindin shpesh jermet e plotfuqishmërisë, tejet të rrezikshme! E kjo është një e keqe e madhe”.

Nga ndjenja e vogëlsisë lindin virtytet

Për t'u çliruar "nga demoni i krenarisë" e "për të gjetur masën e duhur", do të mjaftonte të ndaloheshe "për të soditur qiellin me yje", e për ta zgjeruar shikimin edhe më tej… Falë "shkencës moderne", do ta kuptoje “misterin që të rrethon në gjithësi” - shpjegoi Papa Françesku. - Të përvuajtur janë "njerëzit që  e kanë në zemra këtë perceptim të vogëlsisë së tyre", "të varfrit në shpirt" nga të cilët niset Jezusi në Lumturitë e tij:

“Është lumturia e parë, sepse - në bazë të atyre, që vijojnë: e kjo, ngaqë butësia, mëshira, pastria e zemrës lindin nga ndjenja e brendshme e vogëlsisë. Përvujtëria është porta e të gjitha virtyteve”.

Përvujtëria "granitike" e Marisë

Pikërisht përvujtëria dhe varfëria shpirtërore vlerësohen nga Ungjijtë si "burimi i gjithçkaje" - nënvizoi Papa - duke vënë në dukje se Lajmërimi ndodh në "një fshat të vogël, të humbur, në Galile. Ishte aq i parëndësishëm, sa njerëzit thoshin: ‘Mos prit të vijë gjë e mirë nga Nazareti!’. E pra, prej aty rilindi bota! Nga "një vajzë e panjohur, Maria"; të Plotfuqishmin "e tërhoqi pikërisht kjo "vogëlsi":

“Mund të përfytyrojmë se edhe ajo jetoi çaste të vështira, ditë kur feja e saj përparonte në errësirë. Por kjo nuk e lëkundi kurrë përvujtërinë, virtyt prej graniti i Marisë: ajo është gjithnjë e vogël, gjithnjë e zhveshur nga vetveja, gjithnjë e lirë nga të gjitha ambicjet”.

E prej përvujtërisë së Marisë Virgjër vijon të burojë paqja në botë dhe në Kishë.

22 maj 2024, 11:32

Audiencat e fundit

Lexo gjithçka >
Prev
February 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728 
Next
March 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031