Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
PROGRAMI SHQIP
Programe Podcast

Françesku: shpresa, virtyt i atyre që kanë zemër të re dhe sy të hapur

Shpresa është virtyti për të cilin bota e sotme ka shumë nevojë. Prandaj Papa ia kushtoi sot katekizmin e audiencës së përgjithshme. "Kush shpreson e duron, është në gjendje t’i përballojë edhe netët më të errëta", por shpresa nuk është merita e tij, bazohet në Jezusin e ringjallur. "Nëse beson në ringjalljen e Krishtit, atëherë e di me siguri se asnjë humbje e asnjë vdekje nuk është e përjetshme".

R.SH. / Vatikan

 Shpresa "është dhuratë që vjen drejtpërdrejt nga Zoti". Për këtë arsye është edhe virtyt 'teologjik', si feja”, temë e audiencës së përgjithshme të javës së kaluar, e edhe si dashuria. Në katekizmin e sotëm të audiencës së përgjithshme, mbajtur si zakonisht në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, Papa foli për shpresën, tejet e nevojshme sot, duke theksuar se është përgjigjja që i jepet zemrës sonë, kur brenda nesh lind pyetja absolute: "Çfarë do të bëhet me mua? Cili është caku i shtegtimit tim? E bota, çfarë fati do të ketë bota?

“Besoj, (vëllezër,) se vuajtjet e kohës së tashme nuk mund të krahasohen me lavdinë e ardhshme, që do të na zbulohet. (Rom 8,18-25)”

Kërkimi i kuptimit

Të gjithë jemi në kërkim të kuptimit gjatë shtegtimit të jetës sonë - vërejti Papa Françesku - e nëse mendojmë se “si fillimi, ashtu edhe fundi janë asgjë”, nuk kuptojmë dot pse duhet të vazhdojmë të ecim. Dikush mund të  dëshpërohet keqas e të thotë:

"U përpoqa të jem i virtytshëm, i matur, i durueshëm, i drejtë, i fortë. Isha edhe burrë a grua besimtare...Po çfarë vlere pati qëllimi i luftës sime?".

Po mungoi shpresa, të gjitha virtytet e tjera rrezikojnë të shkërmoqen e të bëhen hi e pluhur.

Krishti i ngjallur është themeli i shpresës

Nëse i krishteri ka në zemër shpresën, kjo nuk është për meritë të tij - vijoi Papa - shpresa “nuk është kokëfortësi për të bindur veten, por dhuratë, që vjen drejtpërdrejt nga Zoti". I krishteri beson në të ardhmen "sepse Krishti vdiq dhe u ringjall dhe na dhuroi Shpirtin e tij". Shën Pali Apostull ia pati kujtuar këtë bashkësisë korintike, duke paralajmëruar: "nëse Krishti nuk u ngjall, e kotë është shpresa juaj. E edhe të vdekurit janë të humbur”.

E Papa komenton:

“Është si të thoshte: nëse beson në ringjalljen e Krishtit, atëherë e di me siguri se asnjë humbje e asnjë vdekje nuk është e përjetshme. Por nëse nuk beson në ringjalljen e Krishtit, atëherë gjithçka bëhet boshe, madje edhe predikimi i Apostujve”.

Të mos harrojmë kurrë se Zoti fal gjithçka

Sa shpesh na mungon shpresa - kujtoi Papa Françesku - që vijoi të flasë për mëkatin ndaj këtij virtyti. “Ne mëkatojmë kundër shpresës, kur na dëshpërojnë mëkatet tona”, duke harruar mëshirën e Zotit, ose kur nuk e ndjejmë më zjarrin e dashurisë së tij dhe, për këtë arsye, nuk jemi në gjendje të “marrim vendime që na impenjojnë për gjithë jetën”. E pra "bota sot ka nevojë për shpresë", aq sa ka edhe për durim.

E Papa shpjegon lidhjen ndërmjet dy virtyteve: personat durimtarë janë endës të së mirës. E dëshirojnë kokëfortësisht paqen! Madje edhe disa nxitojnë dhe e duan gjithçka menjëherë. Po durimi ka aftësinë për të pritur. Edhe kur i nënshtrohet zhgënjimit, kush shpreson e duron, është në gjendje t’i kalojë edhe netët më të errëta.

Shpresa është tension drejt së ardhmes

Shpresa - vijoi akoma Papa - "është virtyti i atyre që kanë zemër të re", pavarësisht nga mosha e tyre, sepse është "tension i përhershëm drejt së ardhmes". Kështu jetuan Simeoni dhe Ana, dy pleqtë për të cilët na flet Ungjilli, që qenë në gjendje ta njohin Mesinë në Jezusin e sjellë në tempull. “Çfarë bekimi, nëse do të ishte kështu për ne të gjithë!” – pohon Françesku - Çfarë hiri, nëse pas një bredhjeje të gjatë, duke ulur trasten dhe shkopin, zemrat tona do të mbusheshin me një gëzim, që nuk e kemi ndjerë kurrë më parë dhe  do të brohorisnim, me fjalët e Simeonit:

"Tani mund ta lësh shërbëtorin tënd të shkojë në paqe, o Zot, sipas fjalës sate, sepse sytë e mi e panë shpëtimin tënd të përgatitur nga ti përpara gjithë popujve: dritë për të të zbuluar para popullit dhe lavdi e popullit tënd, Izraelit".

08 maj 2024, 11:43

Audiencat e fundit

Lexo gjithçka >
Prev
February 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728 
Next
March 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031