Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
De tolerentia aetherea - Fuga ficta et carrus triumphalis
Programe Podcast
Angelus Angelus

Papa: ndërmjet frikës e vështirësive, Ardhja, rast i çmuar për të lehtësuar zemrën

E Diela e parë e Ardhjes: ditë për të lartuar shikimin drejt Atij, që na i ndriçon zemrat, na mbështet në shtegtim dhe na siguron se çlirimi ynë është fare pranë! Ky, meditimi që zgjon lutja e Engjëllit të Tënzot, shkëputur nga liturgjia e sotme sipas Ungjillit të Lukës (Lk. 21,25-28.34-36)

R.SH. / Vatikan

E diela e parë e Kohës së Ardhjes, kohë e përgatitjes për Krishtlindje, kohë e pritjes për ardhjen e Zotit. Pret dielli në Romë, pret Shpella e Betlehemit e Bredhi i Krishtlindjes, lartuar në zemër të Sheshit të Shën Pjetrit në Vatikan, presin shtegtarët e ardhur nga vende të ndryshme që duken si lule të mëdha në Shesh.

E pra Ungjilli i liturgjisë së sotme (Lk 21,25-28.34-36), e diela e parë e Ardhjes, nuk na flet për festë, por për përmbysjet kozmike dhe për ankthin e për frikën e njerëzimit. Këto, fjalët e para të Papës, që vijoi: “Në këto rrethana Jezusi u drejton dishepujve të tij një fjalë shprese”:

Çohuni dhe lartojini kokat tuaja, sepse çlirimi juaj është fare pranë (v. 28). Shqetësimi i Mjeshtrit është që zemrat të mos rëndohen (shih v. 34) dhe që të prisni me vigjilencë ardhjen e Birit të Njeriut”.

Ftesa e Jezusit: rrini zgjuar!

“Ftesa e Jezusit është: ngrejeni kokën lart dhe mbajeni zemrën të lehtë dhe të zgjuar”.

Kjo, porosia e Krishtit, ndërsa shumë nga bashkëkohësit e Jezusit, përballë ngjarjeve katastrofike që shohin se ndodhin rreth tyre - persekutime, konflikte, fatkeqësi natyrore - pushtohen nga ankthi dhe mendojnë se fundi i botës po vjen. Zemrat e tyre janë të rënduara nga frika.

Jezusi na fton të shikojmë qiellin, për të kuptuar tokën

Jezusi, megjithatë, dëshiron t'i çlirojë nga ankthet e tanishme dhe besimet e rreme, duke treguar se si të qëndrojnë zgjuar në zemër, si t’i lexojnë ngjarjet, duke u nisur nga plani i Zotit, i cili sjell shpëtimin edhe në ngjarjet më dramatike të historisë.

“Për këtë arsye i këshillon që t’i lartojnë sytë drejt Qiellit, për t’i kuptuar gjërat e tokës:

 “Çohuni dhe ngrejini kokat lart” (v. 28)  i këshillon.

Porosia e Krishtit: mos i rëndoni zemrat

Vëllezër dhe motra - vijoi Papa - porosia e Jezusit është e rëndësishme edhe për ne: “Mos i rëndoni zemrat tuaja” (v. 34).

Të gjithë ne, në shumë çaste të jetës, e pyesim veten: si mund të kemi një zemër “të lehtë”, të zgjuar dhe të lirë? Një zemër që nuk e lë veten të dërrmohet nga trishtimi? Mund të ndodhë që ankthet, frika dhe shqetësimet për jetën tonë personale ose për atë që po ndodh sot në botë, të na rëndojnë si gurë dhe të na flakin në dëshpërim.

Nëse shqetësimet e rëndojnë zemrën dhe na bëjnë të mbyllemi në vetvete, Jezusi na fton të ngremë kokën, të besojmë në dashurinë e tij që dëshiron të na shpëtojë, ndaj na afrohet në çdo situatë të jetës sonë, për t’i bërë vend Atij, e për të gjetur rishtas shpresën”.

Breshëri pyetjesh jetike

Pra, le të pyesim veten - përfundon Papa, pa e harruar breshërinë e zakonshme të pyetjeve, në fund të kësaj lutjeje, që na mbush me optimizëm zemrën, shpesh të shkretuar e të frikësuar, në kohët e vështira që i jeton:

A është rënduar zemra ime nga frika, nga shqetësimet, nga ankthet për të ardhmen? A di t'i shikoj ngjarjet e përditshme dhe ngjarjet e historisë me sytë e Zotit, në lutje, me një horizont më të gjerë? Apo ta lë veten të çkurajohem?

Pas këtyre pyetjeve jetike për të gjithë ne, urimi i dyfishtë i Papës në përfundim të Engjëllit:

Qoftë kjo kohë e Ardhjes mundësi e çmuar për të lartuar shikimin drejt Atij, që na i ndriçon zemrat dhe na mbështet në shtegtim.

E, së fundi:

 Tani të thërrasim Virgjërën Mari, e cila edhe në çastet e provës ishte gati të mirëpresë planin e Zotit.

01 dhjetor 2024, 12:42

Engjëlli i Tënzot/Mbretëresha Qiellore e fundit

Lexo gjithçka >
Prev
January 2025
SuMoTuWeThFrSa
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 
Next
February 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728