Papa: pushteti nuk është në sundimin, por në kujdesin për të dobëtit
R.SH. - Vatikan
“Të gjithë ne jemi gjallë sepse jemi pritur” jemi pranuar me dashuri, por “fpushteti na bën ta harrojmë këtë të vërtetë” dhe shumë jetë të të vegjëlve, të dobëtve, të të varfërve sot refuzohen nga bota. Kështu tha Çaça Françesku gjatë lutjes së sotme të Engjëllit të Zotit, kremtuar në mesditë, në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, duke komentuar Ungjillin e kësaj së diele të 25 gjatë vitit kishtar, nga Marku, në të cilën Jezusi, duke i treguar një fëmijë dishepujve të tij, shpjegon se "pushteti i vërtetë nuk qëndron në dominimin e më të fortëve, por në kujdesinndaj më të dobëtëve:
Në vijim fjala e Papës gjatë lutjes së sotme të Engjëllit të Zotit:
Të dashur vëllezër dhe motra,
sot Ungjilli i liturgjisë (Mk 9,30-37) na flet për Jezusin, i cili lajmëron atë që do të ndodhë në kulmin e jetës së tij: «Biri i njeriut – thotë – do të dorëzohet në duart e njerëzve dhe ata do ta vrasin, por pas tri ditësh ai do të ringjallet” (v. 31). Dishepujt, megjithatë, ndërsa ndjekin Mësuesin, kanë diçka tjetër në kokën dhe gojën e tyre. Kur Jezusi i pyet se për çfarë po flisnin, ata nuk përgjigjen.
Le t'i kushtojmë vëmendje kësaj heshtjeje: dishepujt heshtën sepse po bisedonin se kush ndër ta ishte më i madhi (shih v. 34). Çfarë kontrasti me fjalët e Zotit! Ndërsa Jezusi u besoi atyre kuptimin e jetës së tij, ata flisnin për pushtet. Dhe kështu tani turpi ua mbyll gojën, ashtu si krenaria ua mbylli zemrën më parë. Megjithatë, Jezusi u përgjigjet hapur bisedimeve të pëshpëritura gjatë rrugës: "Nëse dikush dëshiron të jetë i pari, duhet të jetë i fundit" (shih vargun 35). Dëshiron të jesh të madh? Bëhu i vogël, vëre veten në shërbim të të gjithëve.
Me një fjalë sa të thjeshtë aq edhe vendimtare, Jezusi rinovon mënyrën tonë të jetesës. Na mëson se pushteti i vërtetë nuk qëndron në dominimin e më të fortëve, por në kujdesin e më të dobëtëve.
Prandaj Jezusi si Mësus thërret një fëmijë, e vendos në mesin e dishepujve dhe e përqafon duke thënë: “Kush e pranon një vogëlush si ky në Emrin tim, më pranon mua; e kush më pranon mua, nuk më pranon mua, por atë që më dërgoi mua”(v. 37). Fëmija nuk ka pushtet: ai ka nevojë për ndihmë e dashuri. Kur kujdesemi për njeriun, kuptojmë se njeriu gjithmonë ka nevojë për jetën.
Ne, të gjithë, jemi gjallë sepse na kanë pritur mirë, na kanë pranuar siç duhet, por pushteti na bën ta harrojmë këtë të vërtetë. Atëherë ne bëhemi dominues, jo shërbëtorë, dhe të parët që vuajnë janë pikërisht ata që janë të fundit: të vegjlit, të dobëtit, të varfërit.
Sa njerëz vuajnë dhe vdesin nga lufta për pushtet! Ata janë jetë që bota i refuzon, siç e refuzoi Jezusin, kur Ai u dorëzua në duart e njerëzve, Ai nuk gjeti një përqafim, por një kryq. Megjithatë, Ungjilli mbetet një fjalë e gjallë plot shpresë: Ai që u refuzua, është ringjall, ai është Zoti!
Prandaj, duhet të pyesim veten: a di ta njoh fytyrën e Jezusit tek të vegjlit? A kujdesem për të tjerët, duke shërbyer me bujari? Dhe anasjelltas, a i falënderoj ata që kujdesen për mua? Le t'i lutemi Marisë Virgjër së bashku, që të jemi si ajo të lirë nga kotësia, vetëlavëdrimi dhe të gatshëm për të shërbyer.